Nga data 30 gusht në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID të vëna nga Qeveria pas rritjes enorme numrit të infektimeve dhe shtimit të numrit të fataliteteve.
Për mosrespektim të masave qytetarët ditëve të fundit janë duke u gjobitur me të madhe, shkruan lajmi.net.
Sipas raportit të policisë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 4 mijë e 237 gjoba për qytetarët të cilët sipas policisë nuk i kanë respektuar masat kundër COVID-19.
Kujtojmë se sipas vendimit të fundit të qeverisë masat antiCOVID janë në fuqi deri me datën 13 shtator.