Policia del me detajet e fundit për vrasjen e dy zyrtarëve të PDK-së në Pejë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për dy vrasjet që kanë ndodhur mbrëmë në Pejë,

Në një njoftim e tyre thuhet në ora 20:15 është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes, ndërkaq, për shkak të plagëve të mrra kanë vdekur dy persona.

Një person i tretë ka pësuar lëndime trupore.

“Pejë, 08.09.2021 – 20:15. Është raportuar të shtëna me armë zjarri. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, për shkak të plagëve të marra, viktimat janë dërguar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e dy viktimave meshkuj kosovarë, ndërsa viktima e tretë për shkak të plagëve është dërguar për tretman në QKUK-Prishtinë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili pas analizimit të rastit ka bërë ri- cilësimin e viktimës së tretë në të dyshuar dhe me vendim të prokurorit, tani i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Dy persona që kanë mbetur të vdekur gjatë mbrëmjes së djeshme në Komunën e Pejës janë kandidati për kryetar të kësaj komune nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati i PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj.

I plagosur nga shkrepja e armëve ka mbetur vëllai i Astrit Ademajt, Avni Ademaj.