Policia arrestoi 26 persona, nuk i respektuan masat kundër koronavirusit

 Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 26 persona të cilët nuk respektuan vendimet e marra lidhur me pandeminë COVID-19.

Prej tyre 24 u arrestuan vetëm në Prizren, një në Ferizaj dhe një në Mitrovicë.

Rastet e plota sipas raportit të policisë:

Ferizaj 20.05.2020-23:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është takuar në lokalin e tij duke u shërbyer pije disa personave i cili nuk e ka respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fsh. Korishë, Prizren 20.05.2020-21:20. Është raportuar se shtatë të dyshuar meshkuj kosovar janë takuar në një lokal duke konsumuar pije të cilët nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar n procedurë të rregullt.

Rr. Adem Jashari, Prizren 20.05.2020-22:00. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Sheshi Shatërvan, Prizren 20.05.2020-23:20. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. W. Voker, Prizren 20.05.2020-22:00. Është raportuar se pesë persona, katër femra njëra prej tyre shtetase e Shqipërisë ndërsa të tjerat Kosovar-e janë takuar në një lokal të cilat nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Vetim Shala, Prizren 20.05.2020-22:00. Është raportuar se në sallonin e saj është takuar e dyshuara femër kosovare e cila nuk e ka respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Me vendim të prokurorit rast vazhdon në procedurë të rregullt.

Autostradë, Veri, Prizren 21.05.2020-00:50. Është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovar janë takuar duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 21.05.2020-01:10. Është raportuar se katër të dyshuar, dy meshkuj dhe dy femra kosovare nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë (21.05.2020-00:17) Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta është takuar në lokal duke u shërbyer pije dhjetë të dyshuarve meshkuj kosovar të cilëve u është iniciuar procedurë kundërvajtje nga inspektorët Komunal. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.