Agjenti i njohur Mino Raiola ia ka ofruar Barcelonës shërbimet e klientin të tij, mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogba.
Pogba ka një kontratë që i skadon në Old Trafford në fund të sezonit dhe deri tani nuk ka asnjë marrëveshje për rinovimin e saj.
Agjenti i tij, Mino Raiola, është duke folur me disa nga klubet më të mëdha evropiane për transferimin e francezit si lojtar i lirë në vere.
Juventus, Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe disa klube të Ligës Premier janë afruar për shërbimet e Pogbas, i cili mund të fillojë negociatat nga 1 janari.
Sipas mediumit të njohur ESPN, Barcelona është klubi i fundit që po lidhet me lojtarin dhe thuhet se Pogba i është ofruar katalunasve nga agjenti i tij Mino Raiola.
Barcelona thuhet se do të konsideronte nënshkrimin falas të 28-vjeçarit, ndërsa ata kërkojnë të rindërtojnë skuadrën e tyre nën urdhrat e presidentit të ri Joan Laporta.
Sidoqoftë, ndërsa teknikisht nuk do të përfshihej asnjë tarifë, klubi katalanas nuk është i sigurt nëse, në pozicionin e tyre financiar, ata do të jenë në gjendje të përballojnë komisionin që Raiola do të kërkonte dhe pagën e lartë të Pogbas.