Lista e kandidatëve për deputetë në mes të LDK-së dhe AKR-së ka pësuar ndryshime.
Kanë qenë nga subjekti i Behgjet Pacollit që janë ankuar gjatë së dielës së LDK nuk ka respektuar marrëveshjen për renditje.
Por kjo një ditë pas është korrigjuar. Këtë e ka konfirmuar për KlanKosova.tv, Vesel Makolli nga AKR.
Është Flamur Sefaj i cili ishte caktuar me numër 76 paraprakisht, por korrigjimin e listës, ai tash bartë numrin 55.
Islam Pacolli dhe Ibrahim Makolli kanë ndërruar vend në listë, duke marrë numrat e njëri-tjetrit sipas përbërjes paraprake.
Tash Islam Pacolli është me numër 22, ndërkaq Ibrahim Makolli ka numrin 34.