Platforma Made in Kosova po vazhdon me sukses të ndihmoj prodhuesit

Klubi i Prodhuesve të Kosovës përmes platformës Made in Kosova sot me sukses ka realizuar kontratën e radhës të shitjes për prodhuesit vendor. Kësaj radhe kompania IMK – Industria Metalike e Kosovës shpk ka nënshkruar kontratë shitjeje me kompaninë Kovaci Termo  në Lezhë – Shqipëri, për shitjen e tubave të çelikut, në sasi prej 53 ton. Kjo kontratë u realizua falë pranisë së kësaj kompanie në platformën Made in Kosova.  

Platforma Made in Kosova është një panair i përhershëm online, ku secila kompani ka mundësinë që të prezantoj produktet e veta. I ftojmë të gjitha kompanitë vendore që të jenë pjesë e platformës, ku do të bëhet dixhitalizimi i prezencës online dhe promovimi i produkteve të tyre. Kjo platformë ka për synim që të ju shërbejë rritjes dhe zhvillimit të kompanive kosovare, të rris punësimin në Kosovë dhe do të ju mundësojë kompanive të bëhen pjesë e zinxhirit të vlerave globale.

Kompani IMK – Industria Metalike e Kosovës, u nda e kënaqur me shërbimet që ofron kjo platformë dhe përkrahjen që ofron për prodhuesit vendor. IMK  – Industria Metalike e Kosovës është një nga fabrikat më të mëdha në Evropën Juglindore për prodhimin e tubave të çelikut me tegel, të cilat përdorën në sisteme të ndryshme të ujësjellësve, gazsjellësve dhe naftësjellësve në shumë vende të botës.