Një person është plagosur në rrugën “27 nëntori” në Prishtinë këtë të shtune.
Viktima kishte shkuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë për të kërkuar ndihmë mjekësore.
Pas marrjes së këtij informacioni, hetuesit policorë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po merren me zbardhjen e rastit.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:00, policia ka marrë informacionin se në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, një person i plagosur nga arma e zjarrit ka kërkuar tretman mjekësor. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për hetimin e krimeve tilla si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”.
“Bazuar në të dhënat fillestare është ngritur versioni i hetimit se në rrugën “27 nëntori” në Prishtinë, personi është plagosur me armë zjarri, nën rrethana që aktualisht janë duke u hetuar.
Përderisa personi i lënduar po merr mjekimin e nevojshëm në QKUK, hetuesit policorë kanë nisur punën për zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në rast”.