Plagoset një person në Fushë Kosovë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Fushë Kosovë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth  orës 14:00, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast  një person është plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti .

Ajo bëri të ditur po ashtu se lidhur me këtë rast janë shoqëruar në stacion policor tre persona si dhe është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë.

“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.