Pjesa e parë, Manchester City 0-1 Chelsea


Ndeshja finale e Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Chelseat po del të jetë shumë interesante, ku pjesën e parë londinezët e mbyllë në epërsi.  

Që në minutat e para të dy skuadrat kishin rastet e veta, duke rrezikuar dukshëm, portat rivale.

Fillimisht në minutën e 8-të të takimit, portieri Ederson, jep një pasim nga porta në portë për Raheem Sterling, por anglezi dështoi të shënojë.

Pas këtij rasti lojën në dorë e mori Chelsea duke krijuar tri raste të mira, që të tria për gjermanin Timo Werner.

Më i miri ishte në minutën e 14-të, kur gjermani godet, por në vend ishte Ederson, duke shpëtuar gol të sigurt.

Një minutë më pas sërish i njëjti lojtar, gjuaj, por goditja ndalet nga mbrojtja.

Manchester City kthehet në lojë në minutën e 28-të duke rrezikuar, por goditja e Phil Foden ndalet nga Antonio Rudiger, që shpëtoi gol të sigurt.

Në minutën e 39-të, Thiago Silva doli nga loja, pas një dëmtimi, duke ia lënë vendin Andreas Christensenit.

Goli i parë në ndeshjen erdhi në minutën e 42-të kur Mason Mount pason te Kai Havertz, i cili kalon edhe portierin për të shënuar për 1-0.

Një pjesë e parë e bukur dhe me rast të shumta, që pritet të sjell edhe pjesa e dytë.