Shumë përdorues të iPhone po vërejnë një pikë të vogël portokalli që shfaqet në pjesën e sipërme të ekranit të tyre pas azhurnimit në versionin më të fundit të iOS .
Pika portokalli është shtuar si një mënyrë për të dalluar shpejt nëse mikrofoni në iPhone është aktivizuar, shkruan Metro.co.uk.
Pra, çfarë është ajo? Përditësimi i ri i sistemit operativ iOS 14 të Apple vjen me një fokus të madh në sigurinë dhe privatësinë.
Si pjesë e azhurnimit të ri të iPhone, Apple ka shtuar një dritë treguese që ju tregon kur një aplikacion po përdor mikrofonin dhe kamerën tuaj, dhe kjo vjen në formën e një pike portokalli ose jeshile, transmeton Telegrafi.
Kjo është e ngjashme me shumicën e laptopëve që ndezin një dritë të vogël për të treguar se kamera është në përdorim.
Duket e frikshme, por të shikosh pikën në pjesën e sipërme të ekranit nuk është një arsye për tu alarmuar në të gjitha rastet. Disa aplikacione duhet të përdorin mikrofonin tuaj (pikë portokalli) ose kamerën (pikën e gjelbër) në mënyrë që të funksionojnë.
“Një tregues shfaqet në pjesën e sipërme të ekranit tuaj sa herë që një aplikacion po përdor mikrofonin ose kamerën tuaj. Dhe në Qendrën e Kontrollit, ju mund të shihni nëse një aplikacion i ka përdorur ato kohët e fundit”, shkroi Apple.
Në mënyrë që të fitoni qasje në funksion, do të duhet të azhurnoni në iOS 14.
Këtu është lista e plotë e modeleve të iPhone që mund të marrin versionin e fundit iOS:
iPhone 11
iPhone 11 Pro
iPhone 11 Pro Max
iPhone XS
iPhone XS Max
iPhone XR
iPhone X
iPhone 8
iPhone 8 Plus
iPhone 7
iPhone 7 Plus
iPhone 6s
iPhone 6s Plus
iPhone SE (gjenerata e parë)
iPhone SE (gjenerata e dytë)
iPod touch (gjenerata e 7-të).