Stili i jetës dhe shprehitë e ushqyerjes kanë një ndikim të rëndësishëm në uljen apo rritjen e imunitetit.
Përveç gjumit, stërvitjes dhe zvogëlimit të stresit, përmbajtja e lëndëve ushqyese të ushqimeve që i konsumoni mund të bëjë një ndryshim të madh në përgatitjen e metabolizmit për t’i luftuar sëmundjet.
Një model i rregullt i ngrënies së frutave, perimeve, drithërave, proteinave, arroreve dhe farave e mbanë sistemin imunitar të fortë dhe në funksion të mirë, për t’ju mbrojtur kur keni më shumë nevojë.
Sigurisht, ka një numër ushqimesh dhe pijesh që kanë vlera ushqyese shumë të ulëta dhe me teprimin e tyre mund të arrini vetëm mbipeshë, diabet dhe sëmundje të tjera kronike.
Këtu janë tre produkte kryesore të cilat e ulin imunitetin:
Pijet e gazuara
Pijet e gazuara të sheqerosura nuk japin asgjë përveç kalorive të tepërta dhe shumë sheqer. Përveç kontributit në mbipeshë dhe sëmundjet kronike përkatëse që shoqërohen me një sistem imunitar të dobët, konsumi i tepërt i sheqerit gjithashtu mund ta rrisë inflamacionin dhe ta komprometojë aftësinë për të luftuar sëmundje të ndryshme.
Pijet alkoolike
Konsumi i tepërt i alkoolit mund të çojë në një rënie të aftësisë së trupit për të luftuar sëmundjet e ndryshme dhe gjithashtu mund t’ju bëjë të ndjeshëm ndaj pneumonisë dhe sëmundjet e tjera, përfshirë këtu dhe dëmtimin serioz të mëlçisë dhe mushkërive.
Ushqimet e ngrira
Megjithëse këto ushqime janë zgjedhje e përshtatshme në raste të caktuara, përmbajtja e lartë e natriumit, sheqerit, yndyrës së ngopur dhe karbohidrateve të rafinuar ndikon shumë në uljen e imunitetit tuaj.