Është pezulluar puna në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Gjilan pasi disa zyrtarë të kësaj Qendra kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.
“Për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit, është marrë vendim që Qendra për Regjistrimin e Automjeteve dhe zyra për vulat apostile në Gjilan të pezullojnë shërbimin për palë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Nga MPB-ja kanë njoftuar se deri në një njoftim tjetër automjetet mund të regjistrohen në Qendrat për Regjistrimin të rajonit përkatës, ndërsa shërbimet për vula apostile do të bëhen në komunat e Prishtinës, Pejës dhe Mitrovicës.