Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se Komiteti për menaxhim të situatës me COVID-19, në nivel të ShSKUK-së, ka vendosur të pezullojë punën në objektin e ambulancave specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Bëhet e ditur se pezullimi i punës bëhet për shkak të gjendjes epidemiologjike në vend dhe rritjes së vazhdueshme të rasteve me COVID-19.
Në një njoftim ShSKUK thekson se QKUK do të vazhdojë të ofrojë shërbime shëndetësore për rastet emergjente që kanë nevojë për trajtim mjekësorë.
Bëhet e ditur se ky vendim do jetë në fuqi deri në një vendim tjetër.