Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, sot ka marrë vendim që sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Burim Rreci, të pezullohet nga detyra.
Në një dokument të siguruar nga Gazeta Sinjali, thuhet se Rreci pezullohet me pagesë 50% nga paga, për shkak të neglizhencës dhe mosbashkëpunimit.
Sipas këtij vendimi, kjo masë parandaluese nuk prejudikon rezultatin përfundimtar të vendimit.
Andaj, kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë të parashtrojë ankesë brenda 30 ditëve, nga data e pranimit të vendimit.
Më poshtë mund ta shihni këtë vendim.
