Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve (BD) të KEK-ut është marrur vendim për pezullimin nga detyra të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut Nagip Krasniqi.
Në pozitën e zëvendëskryeshefit ekzekutiv si ushtrues detyre është emëruar Perparim Kabashi, Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.
Njoftimi i plotë:
Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve (BD) të KEK-ut, të mbajtur sot janë marr vendimet si në vijim:
BD ka marre vendim për pezullimin nga detyra e punës së Kryeshefit Ekzekutiv Nagip Krasniqin me efekt të menjëhershëm.
Në pozitën e ushtruesit të detyrës të zv. Kryeshefit Ekzekutiv, BD ka emëruar Perparim Kabashin, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.