Rojet në liqenin e Batllavës janë kanosur nga peshkatarë që po kapnin peshq pa leje gjatë orëve të vona të së dielës, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Rojet, pasi u janë afruar peshkatarëve janë kërcënuar, ndërkohë që edhe janë dëgjuar dy krisma të armës.
“Tri viktimat meshkuj kosovar, roje e peshkimit në liqenin e Batllavës, kanë raportuar se gjatë vëzhgimit me barkë në liqe, kishin vërejtur disa persona të dyshuar që i kishin lëshuar rrjetat e peshkimit në liqen. Por kur viktimat ishin nisur në drejtim të dyshuarve në një distancë rreth 50 metra i kishin dëgjuar ata duke iu thënë mos u ofroni dhe kanë dëgjuar dy krisma nga arma e zjarrit. Pastaj të dyshuarit kanë ikur në drejtim të fshatit Ballaban. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.