Pesë vitaminat që ju ndihmojnë të jeni më produktivë

Nëse kohët e fundit keni kërkuar më shumë motivim për të qenë produktiv, marrja e disa lëndëve ushqyese mund të jetë në gjendje t’ju ndihmojë.

Në fakt, ka disa suplemente, të cilave njerëzit i drejtohen në këto raste. Por, duhet të dini se edhe pse marrja e një suplementi mund të jetë e dobishme për shumë aspekte të shëndetit tuaj, kjo nuk duhet të jetë kurrë e vetmja gjë në të cilën mbështeteni.

Suplementet nuk duhet të zëvendësojnë kurrë lëndët ushqyese që merrni natyrshëm përmes një regjimi ushqimor të ekuilibruar. Megjithatë, ndonjëherë ka vitamina dhe lëndë ushqyese të cilat i kemi me pakicë në organizëm ose që nuk i marrim mjaftueshëm nëpërmjet ushqimit. Ky është edhe rasti kur suplementet hyjnë në lojë.

Nëse po kërkoni në mënyrë specifike për suplemente që rrisin produktivitetit, ka disa rrugë që mund të ndiqni. Së pari, një vitaminë që mund të ndihmojë në rritjen e energjisë mund t’ju ndihmojnë më së miri. Së bashku me rritjen e energjisë, ju gjithashtu mund të zgjidhni suplemente që do të përmirësojnë kujtesën dhe fokusin dhe do të lehtësojnë stresin.

Për të mësuar më shumë rreth tyre, AgroWeb.org ju fton të njiheni me disa nga sugjerimet në vijim.

Vitamina B12

Nëse nuk konsumoni mjaftueshëm produkte shtazore, ju mund të mos jeni duke marrë mjaftueshëm vitaminë B12 për të përmbushur nevojat tuaja. Kjo është për shkak se vitamina B12 është e bollshme në mënyrë natyrale në shumë ushqime dhe pije me bazë shtazore si qumështi, vezët, djathi, peshku dhe mishi. B12 është një vitaminë e rëndësishme sepse ndihmon trupin tonë të formojë më shumë qeliza të kuqe të gjakut dhe ndihmon shëndetin e zemrës. Përveç kësaj, mund të ndihmojë gjithashtu duke siguruar energjinë e nevojshme për të pasur një ditë produktive.

Xhinko biloba

Ky është një suplement bimor me përbërës aktivë si flavonoidet dhe terpenoidet, të cilët besohet se ndihmojnë në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut në tru dhe e mbrojnë atë nga stresi oksidativ. Kjo është arsyeja pse kjo shtesë përdoret zakonisht për të përmirësuar fokusin dhe vëmendjen.

Ekstrakti i çajit jeshil
Çaji jeshil është natyralisht plot me antioksidantë dhe dihet se ndihmon shëndetin e njerëzve duke nxitur oksidimin e yndyrës, reduktuar rrezikun e kancerit dhe duke ngadalësuar plakjen e trurit. Plus, në krye të të gjitha këtyre përfitimeve, çaji jeshil mund të rrisë produktivitetin duke iu ofruar kafeinë dhe një përbërje të veçantë që mund të ndihmojë trurin tuaj. Por nëse nuk jeni adhurues i shijes së këtij çaji, mund të blini një ekstrakt në formë pilule, i cili ju jep të njëjtat përfitime.

Koenzima Q10 (CoQ10)

Një antioksidant natyral që ndihmon në prodhimin e energjisë në mitokondri, të cilat janë qendrat e fuqisë së qelizave, dhe ndihmon në shndërrimin e energjisë nga ushqimi që hamë në një formë që trupi mund ta përdorë. Disa studime sugjerojnë se suplementet CoQ10 mund të ndihmojnë në rritjen e niveleve të energjisë. Edhe pse në përgjithësi konsiderohet një shterë e sigurt, është e rëndësishme të flisni me një mjek përpara se ta filloni, veçanërisht nëse jeni duke marrë ilaçe.

L-theanina
Ky është një aminoacid që kur kombinohet me kafeinë, mund t’i ndihmojë njerëzit të jenë më të përqendruar. /AgroWeb/