Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore nga 1618 teste të kryera ka regjistruar 135 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.
Në këtë vend janë regjistruar 135 pacientë të shëruar dhe pesë viktima.
Betejën me COVID-19 e ka humbur një pacient nga Tetova i moshës 53- vjeçe, një 60-vjeçar nga Gostivari, një nga Prilepi i moshës 57-vjeçe, një pacient 60- vjeçar nga Struga dhe një tjetër 60-vjeçar nga Manastiri, raporton Alsat-M.