Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri pesë persona kanë humbur jetën dhe 508 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID, nga 3 mijë e 74 testime të kryera.
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se 6 mijë e 682 pacientë janë aktivë me COVID 19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitale po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 693 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 166 mijë e 702 që nga fillimi i epidemisë.