Pesë viktima dhe 207 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 207 raste të reja me COVID-19 dhe pesë viktima.

Gjatë këtyre orëve nga virusi janë shëruar 498 pacientë teksa janë 8,655 raste aktive me COVID-19.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 185 pacientë, nga të cilët 38 janë në gjendje më të rënduar.