Ndërkohë që moti është i ndryshueshëm imuniteti i organizmit mund të mos jetë në nivelin e duhur, sidomos gjatë sezonit të pranverës, kohë kjo kur paraqiten alergji të ndryshme, siç është ajo nga poleni, shkruan India.com
Ka disa ushqime që mund ta rrisin imunitetin. Këtu bëjnë pjesë frutat e familjes së citroneve, si limoni, grejpfruti e portokajtë, të cilët janë të pasur me vitaminë C, e cila është esenciale për imunitet të lartë.
Perimet me gjethe të gjelbra gjithashtu ndihmojnë imunitetin, sepse përveç që përmbajnë vitamina, përmbajnë edhe minerale si hekuri, i cili po ashtu është i nevojshëm për organizmin.
Hudhra njihet si antibiotik natyral dhe si e tillë është shumë e mirë për shëndetin dhe imunitetin. Përgjatë pranverës këshillohet të përgatiten ushqimet me hudhër, për shkak se ajo përmban allicinin, i cili ka veti të fuqishme antimikrobiale.
Jogurti është probiotik i mirë, i cili u ofron shëndet të mirë të zorrëve e stomakut. Probiotikët janë të mirë për imunitetin pasi janë të pasur me vlera ushqyese të nevojshme për organizmin duke larguar inflamacionet.
Frutat e malit janë gjithashtu shumë të pasura me antioksidantë e vlera të shumta ushqyese. Ato janë të pasura edhe me vitaminë C e flavonide, të cilat ndihmojnë sistemin imunitar dhe mbrojnë kundër stresit oksidativ.