Pesë të vdekur nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend njofton se gjatë 24 orëve të fundit pesë pacientë me COVID-19 kanë humbur jetën.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Istog  një rast (77 vjeç), Malishevë një rast (72 vjeç), Prishtinë një rast (84 vjeç), Shtime një rast (82 vjeç) dhe Suharekë një rast (84 vjeç).

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 1 mijë e 492 kosovarë kanë humbur jetën nga ky virus.