Pesë kosovarëve u ka marrë jetën koronavirusi në 24 orët e fundit.
Raporti i IKSHPK thekson se për periudhën e njëjtë në vend janë regjistruar 353 raste të reja të të infektuarve me COVID-19, transmeton Klan Kosova.
Janë 279 persona që kanë mposhtur virusin.
Deri më tani që nga përhapja e virusit janë shënuar një mijë e 410 raste vdekjesh.