Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit pesë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 ndërsa janë regjistruar 672 raste të reja.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 35 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 160 mijë e 571 raste të reja, janë shëruar 150 mijë e 670 pacientë, kanë vdekur 5 mijë e 532 njerëz si pasojë e COVID-19 dhe vazhdojnë të mbesin edhe 4 mijë e 369 raste aktive.