282 raste pozitive me koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Brenda kësaj periudhe sipas shifrave të IKSHPK-së janë raportuar 5 raste të vdekjes me këtë virus.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (71 vjeç), Prishtinë 1 rast (87 vjeç), Prizren 1 rast (84 vjeç) dhe Shtime 1 rast (76 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 60.500 raste nga 235.724 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.503 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 184 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.621 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.376.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 96 raste, Prizren 48 raste, Podujevë 19 raste, Ferizaj 16 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Pejë 13 raste, Drenas 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Rahovec 10 raste, Gjakovë 8 raste, Lipjan 7 raste, Skenderaj 6 raste, Gjilan 5 raste, Suharekë 5 raste, Klinë 4 raste, Viti 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Ranillug, Shtime dhe Vushtrri 1 rast.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!