Pesë të vdekur dhe 260 raste me COVID-19 në Shqipëri

Pesë persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Nga 2.016 testime të kryera, 260 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Janë shëruar 733 qytetarë gjatë kësaj periudhe, duke e çuar numrin e të shëruarve në 261.798 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 88 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

4.928 është numri i rasteve aktive.