Pesë të vdekur dhe 154 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24-orëve të fundit në Shqipëri janë infektuar 154 persona me Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 94 raste në Tiranë e cila aktualisht cilësohet nga vatrat më të nxehta të infeksionit, 11 raste në Durrës, 7 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Shkodër, nga 4 raste në Elbasan Kamëz, nga 3 raste në Devoll, Lezhë, Bulqizë, nga 2 raste në Berat dhe Pogradec, nga 1 rast në Krujë, Fier, Kukës, Sarandë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Vorë, Cërrik.

Lajmi është dhënë nga ministria e Shëndetësisë të cilët bëjnë me dije se po ashtu gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 5 persona me Covid-19.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Durrësi, një 73 vjeçar nga Tirana, një 73 vjeçar dhe një 81 vjeçar nga Korça, një 75 vjeçar nga Lezha, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.