Pesë persona kanë humbur betejën me koronavirusin në Shqipëri, në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Të shtunën janë regjistruar edhe 153 raste të reja pozitive nga testimi i 836 mostrave.
Sot janë shëruar edhe 57 qytetarë.
Sa i përket shifrave të përgjithshme, aktualisht janë 4989 raste aktive. 358 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.