Pesë raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar pesë raste pozitive me COVID-19, nga testimi i 60 personave të dyshuar se janë të infektuar.

Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e koronavirusit.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 16.

Sa i përket vaksinimit kundër COVID-19, në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë vaksinuar 17 persona.