Pesë persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus të hënën, nga 223 testime të kryera.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 14 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 225.148.
Aktualisht, numri i rasteve aktive është 66.
Të dielën, Kosova nuk e regjistroi asnjë rast pozitiv me koronavirus.