Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë, aktualisht është pesë.
Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë, 1.836.937 doza të vaksinës.
Ndërsa, me dozën e dytë janë vaksinuar 824.942 qytetarë dhe po ashtu janë dhënë 105.421 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,895 persona deri më tani.