Arroret ofrojnë shumë të mira shëndetësore. Fëstëkët janë të pasur me shumë vlera ushqyese.
“Healthshots” ka renditur pesë të mira shëndetësore që ofrojnë fëstëkët, përveç shijes së mirë, janë të pasur me proteina, antioksidant dhe fibra.
Fëstëkët ndihmojnë shëndetin e zemrës, sepse përmbajnë komponime kimike si betakaroten dhe gamatekoferol, dy antioksidantë që ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak, e që rezulton me uljen e tensionit të lartë në gjak, e kështu ulet edhe rreziku nga sëmundjet e zemrës.
Fëstëkët janë të mirë edhe kundër peshës së tepërt. Ani pse përmbajnë shumë yndyra, fëstëkët kanë shumë pak kalori, gjë që ndihmojnë kundër shtimit të peshës. Për më shumë, këto arrore përmbajnë edhe proteinë e fibra, të cilat rrisin ndjenjën e të qenit të ngopur, duke ndihmuar të mos konsumoni ushqim me kalori.
Fëstëkët ndihmojnë edhe sistemin tretës, sepse përmbajnë sasi të bollshme të fibrave. Këto arrore ndihmojnë edhe në formimin e baktereve të mira në zorrë.
Fëstëkët rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak, gjë që u ndihmon diabetikëve. Këto arrore kanë indeks glikemik të ulët, që do të thotë se nuk e rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Gjithashtu përmbajnë antioksidant, keratinoide e komponime fenolike, të cilat ulin nivelin e sheqerit në gjak.
Fëstëkët ndihmojnë edhe në shëndetin e syve, sepse përmbajnë antiosiadant si luteina dhe zeaksanithina, të cilat janë të nevojshme për sytë. Këto komponime mbrojnë sytë nga dëmtimet që mund të shkaktohen nga drita e kaltër si dhe dëmtimet që shkaktohen nga mosha.