Pesë fakte të reja që nuk i keni ditur për sek’sin

Pavarësisht sa vjeç jeni, sado seks të keni bërë në jetën tuaj, gjithmonë do të ketë disa fakte që nuk do t’i dini. Ja cilat janë gjetjet më të reja.

Seksi është i veçantë për çdo person dhe në varësi të eksperiencave dhe perceptimeve të tij, secili e përjeton ndryshe.

Për disa është një përvojë e këndshme dhe çliruese. Për të tjerë është një aktivitet i të ndjerit në faj, ndërsa për shumicën është thjesht një kënaqësi e momentit dhe një kënaqësi e instinkteve.

Pavarësisht këtyre, seksi dhe lidhja seksuale e dy njerëzve është gjithmonë interesante. Kjo është arsyeja pse Bustle ka 5 fakte për seksin që ndoshta nuk i keni ditur, por duhet t’i dini.

Gratë përjetojnë orgazma në gjumë

Ju mund të mendoni se vetëm meshkujt përjetojnë orgazëm gjatë seksit, por nuk është kështu. Femrat përjetojnë orgazmë edhe gjatë gjumit dhe kjo shpjegohet si më poshtë: Kur gjaku grumbullohet në klitor dhe në zonën gjenitale, ka shumë mundësi që orgazma të vijë edhe kur jeni duke fjetur.

Rruajtja në zonën e ndjeshme nuk është më e mira

Hulumtimet kanë treguar se rruajtja e zonës gjenitale rrit rrezikun e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Përkundrazi, rritja natyrale e tyre vepron si një mburojë mbrojtëse dhe nuk lejon që mikrobet dhe viruset të hyjnë aq lehtë në organet gjenitale.

Seksi është si përdorimi i drogës

Është vërejtur se aktiviteti seksual është shumë i ngjashëm me përdorimin e substancave. Në fakt, ato sekretohen pothuajse njësoj, kur bëjmë seks dhe kur marrim opiate apo substanca të tjera.

Klitorisi ka mbi 8000 mbaresa nervore

Fillimisht duhet theksuar se në shumicën e femrave ka stimulim, kur kemi prekje dhe fërkim afër klitorit apo rreth tij. Në raste më të rralla u pëlqen fërkimi i drejtpërdrejtë i klitoriit. Kjo ndoshta është për shkak të nervave.

Klitori është pjesa më e pasur me nerva e vulvës. Glansi i saj përbëhet nga afërsisht 8000 mbaresa nervore, duke e bërë atë qendrën e kontrollit për kënaqësinë seksuale. Një fakt që nënkupton dy herë më shumë mbaresa nervore në krahasim me penisin. Dhe mundësitë e tij nuk mbarojnë këtu. Kjo zonë e vogël erogjene transmeton ndjesi në 15,000 nerva të tjerë në legen, gjë që shpjegon pse mund të ndjehet sikur i gjithë trupi juaj është në orgazmë.

Kënaqësia seksuale në marrëdhëniet afatgjata është e ndryshme

Hulumtimet kanë treguar se aktiviteti seksual në marrëdhëniet afatgjata është i ndryshëm, pasi emocionet dhe intimiteti i shtojnë edhe më shumë kënaqësi të gjithë procesit. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.