Kosova po vazhdon të ketë rritje të numrit të rasteve me koronavirus, ku nuk po kursehen as ata të moshës së re.
Grup-mosha më e prekur nga koronavirusi në Kosovë është 30-39 vjeç, ku 21 për qind e të infektuarve hyjnë në këtë grup-moshë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
Ai bëri të ditur se mosha mesatare e të infektuarve nga COVID-19 në Kosovë është 44.3 vjeç.
“Mosha mesatare e të infektuarve nga Covid-19 në Kosovë është 44.3 vjeç. Grup-mosha më e prekur ajo 30-39 vjeç (21%)” , ka shkruar Hoti në Facebook.
Deri tani në Kosovë janë shënuar 7 mijë e 137 raste me koronavirus.
