Përse duhet t’i kufizoni karbohidratet?

Karbohidratet janë pjesë ushqyes të rëndësishëm për mbarëvajtjen e funksioneve në organizëm.

Ato i gjejmë në formën e sheqernave, fibrave dhe niseshtesë natyrale.

Karbohidratet i japin organizmit glukozë e cila transformohet në energji që shfrytëzohet në maksimum nga i gjithë organizmi, nga koka tek këmbët.

Nga ana tjetër, sasia e konsumuar e karbohidrateve është e një rëndësie kyçe për shëndetin.

Sasia e duhur ditore e karbohidrateve për organizmin

Ekspertët thonë se nëse njeriu kryen një jetë aktive, atëherë duhet të sigurohet që 40% e kalorive të marra në ditë të jenë karbohidrate, 30% proteinë dhe 30% yndyra.

Në përgjithësi, 500-800 kalori duhet të vijnë nga një ose disa burime karbohidratesh.

Kjo përkthehet në 150-200 gramë karbohidrate në ditë.

Sasia e karbohidrateve ditore është në varësi edhe të llojit të përzgjedhur.

Për shembull nëse jeni tifozë të orizit keni përballë dy alternativa.

Orizi i bardhë konvertohet në sheqer direkt sapo hyn në organizëm ndërsa orizi kaf është i pasur me fibër që ngadalëson përthithjen e karbohidrateve.

Ekspertët thonë se njeriu mund të konsumojë një sasi të ulët por sërish të shëndetshme të karbohidrateve pa vënë në rrezik shëndetin.

Sasia më e ulët dhe e lejuar e karbohidrateve është 50 gramë në ditë. Kjo sasi plotësohet mirë në një racion tërshërë me një gjysmë banane.

Nëse ju konsumoni më pak se 50 gramë, atëherë do të pësoni rënie të dukshme të energjisë në trup.

Burimet e mira dhe të këqija të karbohidrateve

Burimet më të shëndetshme të karbohidrateve janë ushqime të papërpunuara siç janë drithërat e plota, frutat, perimet dhe bishtajoret, si thjerrëzat, fasulet. Ato e furnizojnë trupin me vitamina, minerale dhe fibër.

Burimet më të pashëndetshme të karbohidrateve janë: buka e bardhë, ëmbëlsirat, pijet e gazuara dhe çdo ushqim tjetër i përpunuar.

Këto karbohidrate nxisin shtimin në peshë, diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

6 arsye të vlefshme përse duhet të kufizoni karbohidratet jo të shëndetshme

Studiuesit e kësaj teme thonë se kufizimi i karbohidrateve jo të shëndetshme, të cilat gjenden tek ushqimet e papërpunuara dhe përgjithësisht nuk ofrojnë fibër, e ndihmon njeriun ta ketë më të lehtë të

humbasë kilogramët e tepërt, të ketë energji afatgjatë, muskuj më të fortë,

të jetë i/e ngopur më gjatë e të mos ketë fryrje të stomakut, të jetë më pak i rrezikuar ndaj diabetit dhe të ketë një zemër më të fortë. /AgroWeb.org/