Si pasojë e të shtënave me armë që pati sonte në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, të plagosur mbetën dy persona.
Lajmi.net mëson se si ndodhi ngjarja në fjalë ku i implikuar është i dyshuari, B.H, emër ky i njohur për redaksinë.
I njëjti ka shtënë me armë në drejtim të dy personave, të cilët i la të plagosur në një kafiteri të Podujevës, teksa me të dalë nga kafiteria u përballë me zyrtarët policorë.
Burime të lajmi.net thanë gjithashtu se i dyshuari ka shtënë me armë më pas edhe në drejtim të policisë.
Forca të shtuara të policisë janë nisur drejt Podujevës, derisa të plagosurit u nisën në drejtim të QKUK-së.
Poashtu i dyshuari B.H, ishte më herët i burgosur, por që ka pak kohë që është liruar nga burgimi.