Ka dështuar raportimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, para komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Sipas Ksp-së, anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje para fillimit të kësaj mbledhje kanë shprehur pakënaqësi për kohën e shkurtër të raportimit të ministrit Veliu para komisionit.
Veliu u tha anëtarëve se ka kohë vetëm 45 minuta për raportim pasi që ka prezantim në mbledhjen e Qeverisë. Me këtë nuk u pajtua deputeti Rexhep Selimi i VV-së.
Ai pati një përplasje edhe me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu.
Në fakt, incidend pati edhe dje, kur në Komisionin për Punë të Jashtme raportoi ministrja Meliza Haradinaj – Stublla. Pas mbledhjes, anëtarët e VV-së thanë se u sulmuan nga ata të LDK-së, derisa këta të fundit e mohuan një gjë të tillë.