Një mosmarrëveshje ka ndodhur mesditën e së premtes në ndërtesën e Postës së Kosovës.
Lajmi për Demokracia.com është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një mosmarrveshje në ndërtesën e Postës të Kosovës, në Prishtinë. Lidhur me këtë ngjarje, janë duke u intervistuar palët e përfshira dhe në koordinim me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, ka thënë ajo.
Ende nuk dihen detaje të tjera rreth këtij rasti.
Megjithatë, gjatë ditës në media është raportuar se ka ndodhur një mosmarrëveshje mes dy zyrtarëve të lartë të postës.