Përplasja e shefave të grupeve, Rexhep Selimi e Daut Haradinaj kapen nga distanca

Shefat e grupeve parlamentare të LVV’së e AAK’së janë përplasur nga distanca dje nga studiot televizive të televizionit T7. Shkak u bë deklarata e deputetit Daut Haradinaj në emisionin Pressing në T7 ku tha se AAK’së do t’i zgjerohet grupi parlamentar me anëtarë të partive tjera, përfshirë këtu edhe pjestarë të Vetëvendosjes. Kësaj deklarate iu është përgjigjur deputeti Rexhep Selimi në emisionin DPT te Fidani.

Partisë së Ramush Haradinaj në Kuvendin e Kosovës do t’i shtohen edhe emra të ri, që janë anëtarë të partive tjera politike në Kuvend.

Pas aderimit të Haxhi Shalës, nga Nisma në AAK, shefi i deputetëve të Aleancës, Daut Haradinaj ka thënë se grupi parlamentar i këtij subjekti do të rritet edhe me emra të ri, e në mesin e tyre edhe deputetë të Lëvizjes Vetëendosje.

Deklaratës që Haradinaj e dha në emisionin Pressing në T7 iu është përgjigjur shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

I ftuar në emisioni DPT te Fidani, Selimi ka thënë se kjo nuk ka gjasa të ndodhë.

“Përse një deputet do të lëshonte VV’në dhe të kalonte në AAK. Më falni se nuk po e them me qëllim të keq, por e vetmja që do mund ta bënte këtë do ishte Donika Kadaj. Le t’i ruaj ata që i ka”, deklaroi Selimi.

Pak minuta pas kësaj deklarate, Daut Haradinaj iu është përgjigjur deputetit të LVV’së përmes një shkrimi në Facebook.

Haradinaj nuk pëmendi Selimin me emër, por, tha se ndoshta dikush i konsideron deputetët pronë personale.

“Njëri paska thënë ruaji deputetët tu se po të ikin. Çfarë logjike e çuditshme, thua ti që deputetët janë bagëti me i rujtë. Ndoshta dikush i konsideron deputetët e grupit të vet parlamentar si pronë personale, por e vërteta është që Grupi Parlamentar i AAK-së shumë shpejtë do të rritet”, ka shkruar Haradinaj.