Kryetari i zgjedhur i Prishtinës Përparim Rama ka folur goxha shumë këto kohë për sa i përket planeve dhe projekteve për Prishtinën.
Megjithatë, ai shpalosi më shumë nga jeta personale ishte intervista për Prive në 5 data.
Rama, mes tjerash për herë të parë zbuloi takimin me bashkëshorten në vitin 2009, aty ku nisi historia e tyre e dashurisë.
Dhe mesa duket, pritshmëritë e Kristales, zonjës së parë të kryeqytetit kanë qenë krejtësisht tjera. Ajo, ka menduar se fotografia e Përparimit në event ishte e vjetër, sepse siç tregoi Kryetari Rama, Kristalja nuk e ka pritur që të jetë një folës aq i ri në moshë si Përparimi pjesë e atij organizimi të madh në Abu Dhabi.
“Ka qenë shumë interesante. Në vitin 2009 më kanë ftuar për të marrë pjesë në një takim në Abu Dhabi për kryeqytetet e së ardhmes. Kristalja ka punuar për një kompani amerikane. Është lindur dhe ka jetuar në Amerikë. Ata e kanë organizuar ngjarjen dhe atje kam pasur të shkoj. Përmes këtij eventi. Kur e ka parë fotografinë time ka menduar që është e para 20 viteve. S’ka besu që dikush i ri, para 12-13 viteve merr pjesë në atë lloj eventi. Pastaj jemi takuar në Nju-Jork në vitin 2010 dhe ka qenë dashuri në moment të parë.” – shprehej Rama.