Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama nuk ka kërkuar ndonjë ndihmë prej paraardhësit të tij, Shpend Ahmetit deri tash.
Kështu tha në Frontal të T7, ish-kryetari i Prishtinës.
Ai u shpreh i gatshëm ta ndihmojë kryetarin e ri dhe drejtorët komunalë.
“Prej ditës që ia kam dhënë mandatit i kam thënë që jam në gatishmëri 24 orë. Jo vetëm për të, por edhe për drejtorët komunalë”, tha ai.
“Do t’u mundohem t’ju ndihmoj me çfarë kam mundësi”, u shpreh Ahmeti.