Përparim Rama publikon disa nga emrat e kabinetit


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar disa prej emrave të kabinetit të tij.

Alban Zogaj – nënkryetar

Vllaznim Osmani – shef i kabinetit të kryetarit

Arbër Sadiki – drejtor i Urbanizimit

Mimoza Sylejmani – drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm

Krenar Xhaferi – drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave

Dorutinë Maloku – drejtoreshë e Pronave

Donat Lushtaku – drejtor i Kadastrit

Adelina Sahiti – drejtoreshë e Mirëqenies Sociale

Izet Sadiku – drejtor i Shëndetësisë

Valbona Makolli – drejtoreshë e Financave

Florian Dushi – drejtor i Inspekcionit

Donika Çetta – drejtoreshë e Parqeve

Bersant Beka – drejtor i Administratës

Vesa Sahatçiu – këshilltare për Kulturë

Ermira Gjevori – këshilltare për Qeverisje të Mirë

Hana Xhemajli – këshilltare për Komunikim Strategjik

Saudin Maliqi – këshilltar për Shëndetësi

Bardh Krasniqi – këshilltar për Sport

Jonada Jashari – këshilltare për Media

Teuta Sahatqija – këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City

“Javën tjetër, ekipi do të plotësohet tutje”, ka shkruar Rama.

Më 7 dhjetor të vitit të kaluar, Rama ka marrë postin e kryetarit të Prishtinës.