PDK dorëzon ankesë në PZAP për votat e ardhura nga diaspora për Komunën e Dragashit.
La Dragashin e mori rrugë drejt selisë qendore të Partisë Demokratike në kryeqytet.
Kandidati për kryetar të Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, erdhi për të përgatitur një ankesë të cilën do ta dorëzojë në Panelin për Ankesa dhe Parashtesa.
Kjo për shkak se të martën në mbledhjen e mbajtur nga KQZ u ngritën dyshime se ka manipulime me votat e ardhura nga diaspora për zgjedhjet lokale të raundit të dytë.
I pari që ngriti këtë shqetësim ishte Arianit Elshani, i cili thotë se ka vërejtur që shumë nga zarfet e ardhura nga jashtë janë shkruar nga e njëjta dorë.
Tutje Elshani shtoi që është në dorën e subjektit politik ankesa, kurse vendimi që do ta marrë PZAP mund të hapë rrugë për veprime tjera.
Për shkak të këtyre dyshimeve, votat e ardhura nga diaspora për Dragash, Junik dhe Mamushë, u ekspozuan dje në Qendrën për Numërim dhe Rezultate.
E një gjë që vërehet qartë është numri i njëjtë i pikave postare në shumë nga to.
Për gjitha këto dyshime, PDK tashmë e ka dorëzuar ankesën në PZAP dhe pas shqyrtimit të saj pritet të merret një vendim.
Ndërkohë, kur pritet të përfundojë procesi i numërimit të fletëvotimeve të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, tregon zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
I tërë procesi pritet të finalizohet kur PZAP dhe Gjykata Supreme do të konfirmojnë se nuk ka asnjë çështje që duhet të shqyrtohet.