Tifozët të shumtë të skuadrës së Manchester Cityt dhe Chelseat kanë bllokuar rrugët e qytetit të Portos para finales së Ligës së Kampionëve.
Mediat angleze kanë raportuar se gjatë ditës ka pasur përplasje mes tifozëve të të dyja skuadrave.
Tifozët e skuadrës së Manchester Cityt dhe atyre të Chelseat janë përleshur në qendër të qytetit.
Sipas mediave në Ishull është dashur intervenimi i Policisë për të qetësuar situatën.