Infermierit Elirat Duraku, që ka hyrë në ditën e 16-të të grevës së urisë, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Madje, ai është detyruar që të shtrihet në Emergjencë për të marrë trajtim mjekësor.
“Këtu jam dhe në gjendje të keqe”, ka thënë Duraku shkurt për klankosova.tv nga Emergjenca.
Infermieri ka hyrë në grevë në shenjë proteste për mosplotësimin e kërkesave për rritjen e pagesës së ndërrimit të natës nga 18 në 36 euro, pagesën e orëve shtesë dhe vikendeve, si dhe pagesën për rrezikshmëri.
Pavarësisht që gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë, infermieri Elirat Duraku ka thënë se nuk do ta ndërpresë grevën.