Presidenti Ilir Meta është përplasur dhunshëm me policinë bashkiakë në zyrat e FRD, madje duke i kërcënuar se do t’i fusë në burg.
“Dilni përjashta , mos krijoni probleme kaq, po ju them. Do ju çoj në burg me duart e mia, kaq po ju them”, u ka thënë presidenti Ilir Meta punonjësve të policisë tejet i acaruar.
Shkak është bërë një konflikt që nisi pasi anëtarët e FRD nuk pranojnë të lirojnë zyrat më kërkesë të bashkisë Tiranë, ku në një shkresë të kësaj të fundit thuhet se ata duhet të dalin pasi ndërtesa është e amortizuar.
“I kemi çuar shkresa partive që të dalin, partitë e tjera e kanë respektuar vendimin, ndërsa FRD bën të fortin e lagjes sot bahskë me Metën , me shkresa që nuk i kuptojnë. Qëllimi im është të ruaj të gjitha asetet e bashkisë, dhe përderisa partitë e tjera e kanë respektuar lligjin edhe kjo parti do ta bëjë.
Ajo zyrë është në pronësi të bashkisë në Tiranë, kemi të bëjmë me një rast degradimi i të rëndë të Presidentit. Shkresa i është dërguar 10 ditë më parë zyrës dhe sot skadonte afati”, tha Veliaj.