Përfundon takimi i parë Kosovë – Serbi, O’Brien: Palët po shënojnë progres, vazhdojmë pasdite

Janë publikuar fotografi nga takimi i parë midis Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Pas përfundimit të takimit ka folur shefi i Sigurisë Kombëtare i SHBA-ve, Robert O’Brien, shkruan lajmi.net.

O’Brien ka thënë se palët kanë shënuar progres dhe gjithashtu ka treguar se edhe një takim do të mbahet në pasditën e sotme.

“Liderët e Serbisë dhe Kosovës janë duke bërë progres aktualisht. Bisedimet tona këtë mëngjes të fokusuara në mbështetjen e lidhjeve ekonomike dhe normalizimin ekonomik. Po shikojmë përpara për bisedimet e reja këtë pasdite”, tha Robert O’Brien.

Gjithashtu, vlen të theksohet se mediet serbe, B92 dhe Blic.rs kanë raportuar se presidentit serb Aleksandër Vuçiq i janë dorëzuar dokumente për njohjen e Kosovës në takimin e sotëm.

Pas tyre, edhe ministri serb Sinisa Mali ka thënë fjalët e njëjta gjë që janë përgënjeshtuar nga Richard Grenell, emisari i posaqëm i Trumpit për dialogun Kosovë – Serbi.

Ende nuk dihen detaje të bisedimeve brenda takimit, por gjithashtu është raportuar se në rast se palët pajtohen për marrëveshje, nesër në takimin për nënshkrimin e tyre do të jetë prezent edhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.