Ka përfunduar takimi mes KFOR’it dhe përfaqësuesve të Listës Serbe, që u mbajtë në një objekt afër atij të komunës në Zveçan.
T7 raporton se përfaqësuesit e Listës Serbe nuk janë prononcuar për media, por vetëm shkurtimisht kanë thënë se do të shohin nëse do të përmbushen kërkesat e tyre.
Ndryshe, turma e protestuesve është shpërndare në orët e pasditës dhe sot nuk ka pasur përplasje mes protestuesve dhe ushtarëve të KFOR-it që gjenden rreth objektit të komunës.
KFOR ka vendosur rrethoja të hekurta rreth komunës në Zveçan, në Leposaviq dhe në Zubin Potok.
Protestat pranë këtyre komunave po mbahen prej të premtes, kur kryetarët e rinj shqiptarë hynë me ndihmën e njësisë speciale të Policisë së Kosovës në objektet komunale, përkundër rezistencës së turmave me serbë.
30 ushtarë të KFOR-it kanë mbetur të lënduar gjatë një përplasjeje mes trupave të KFOR-it dhe protestuesve të hënën në Zveçan.