Ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti me liderët e partive opozitare, i cili u mbajt me ftesë të kryeministrit Kurti.
Në këtë takim i cili ka nisur dikur rreth orës 10:00, ishin të prezent vetëm kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i PDK-së, Memli Krasniqi.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk ishte i pranishëm, ndërkaq nuk janë bërë të ditur arsyet e mospjesëmarrjes së tij në këtë takim.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për çështjen e sigurisë në vend, pas situatës së krijuar në veri.
Ndryshe pas përfundimit të takimit askush nuk është prononcuar për media.