Përfundon sezoni në Serie A: Milan dhe Juventus në Ligën e Kampionëve

Milani është rikthyer në Ligën e Kampionëve pas shtatë vjetëve mungesë, me Juventusin që e shpëtoi sezonin duke e siguruar vendin e fundit në këtë garë nga Serie A pas dështimit të Napolit në çastet e fundit.

Sezoni 2020/21 në Serie A mbaroi me Interin kampion pas 11 vjetëve, Milanin që u rikthye në Ligën e Kampionëve nga vendi i dytë dhe Atalantën dhe Juventusin që iu bashkohen atyre në garën më prestigjioze evropiane.

Napoli i Amir Rrahmanit dështoi të kualifikohej pasi barazoi 1:1 me Hellas Veronën.